Gëzim Çela, i njohur ndryshe si “baron” droge do të ekstradohet nga Kosova drejt vendit tonë.
Lajmin për ekstradimin e tij e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë. Gëzim Çela u arrestua më 8 dhjetor të vitit të kaluar në Ferizaj të Kosovës.
Gëzim Çela, dikur një punonjës policie, u shndërrua më pas në një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.
GJKKO ka caktuar ndaj tij të masën e sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.
Çela, i njohur ndryshe si baroni i drogës, ka qenë i dënuar edhe për “shfrytëzim prostitucioni”.