Ish efektivi i RENEA-s Remal Rada është dënuar me 7.9 vite burg nga Gjykata. Ndërsa shoku i tij Elton Hidhi do të vuajë 5 vite burg.
Ata kanë përfituar ulje të dënimit me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar.
40 vjeçari Rada dhe miku i tij u kapën një vit më parë me arsenal armësh në një makinë luksoze, në rrethrrotullimin e Saukut, pasi policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tyre.
Rada kishte shërbyer për më shumë se 13 vite në repartin special të forcave RENEA-s nga ku ishte shkëputur vetëm pak muaj para se të arrestohej. Edhe pse nuk ishte më në detyrë si efektiv i RENEA-s ai vazhdonte të mbante pa të drejtë uniformën e policisë.