Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm Eduard Duron, kryetarin e Bashkisë së Devollit, i cili akuzohej për shpërdorim detyre pasi kishte licencuar një karburant pa leje.
Apeli ka lënë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për kryebashkiakun e Devollit.
Kujtojmë se SPAK kishte kërkuar 1 vit burg për Duron si dhe që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike, por gjykata e shpalli pa faj.
Eduard Duro u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 29 Tetor të 2024-ës për akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi licencoi një pikë karburanti, që ishte ndërtim pa leje.
Për këtë objekt, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen që në vitin 2019, për shkak të mosrespektimit të kritereve ligjore.