Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e vona të natës në qytetin e Berati. Policia lokale bën me dije se lënda eksplozive është vendosur në derën e një lokali.
Fatmirësisht si pasojë e shpërtjhimit nuk ka patur perona të lënduar.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punër për zbardhjen e rrethanave.
“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njoftoi policia.