Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Prizrenit në Kosovë.
Mediat atje raportojnë se një 44-vjeçar ka vrarë njërën prej vajzave të tij, ndërsa gruaja dhe vajza tjetër kanë mbetur të plagosura.
Viktima është një 15-vjeçare, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Prishtinës. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e autorit.
Sipas Policisë së Kosovës, agresori, gruaja dhe vajzat ishin shtetas turq me banim të përkohshëm në Prishtinë.
Autori mësohet se ka lënduar edhe veten me thikë dhe pasi u ndalua nga policia në Rrugën “Shote Galica” në Prizren, u dërgua në spitalin rajonal të qytetit për t’u mjekuar.