Tragjedi në Mirditë! Humb jetën 1 elektricist dhe plagosen dy të tjerë, po punonin për të çuar energjinë elektrike në një qendër votimi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Morditë ku një elektricist ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot teksa elektricistët po punonin për të çuar energjinë në qendër votimi në Kodër Rrëshen. Viktima është identifikuar si Emiljano Bunga, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota. Ndërkohë elektricistët e plagosur janë dërguar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Lidhur me ngjarjen pritet një informacion zyrtar nga policia.