Pas zbërthimit të plarformës “matrix” kanë nisur të ndihen ethet e botës së krimit, të cilët jetojnë me frikën se nga momenti në moment “karma” e fajit do t’u trokasë në derë.
Krahas shteteve të tjera, edhe në Greqi ka nisur gjeuetia ligjore për eksponentë të botës së krimit. Mediat greke raportuan një ditë më parë ëstë zhvilluar një aksion masiv, ndërsa mbi 20 persona janë vënë në pranga.
Një prej personave, i cili rezulton në komunikime është një 29-vjeçar, i ekzekutuar në Shqipëri pas vendosjes së një sasie eksplozivi në automjet. Kreu i grupit kriminal, sipas bisedave, rezulton një shtetas i përfshirë në tentativën e vrasjes së një shqiptari në shkurt 2021.
Pjesë të rëndësishme në grup ka edhe një 36-vjeçar grek, aktualisht me banim në Bordo, me masën ndalim dalje nga Franca, i përfshirë në trafikun e 1.5 tonë kokainë në korrik 2017 në Francë.
Një tjetër i përfshirë, shofer kamioni, rezulton i arrestuar në maj 2020 në një port të Italisë, duke transportuar 140 kg marijuanë. Ai ishte nisur nga një port grek.
Mediat raportojnë se janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020-mars 2021. Shumë prej këtyre episodeve përfshijnë edhe Shqipërinë. Bëhët fjalë për veprimtarinë e pesë grupeve, të cilat kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal.
Një ndër linjat e trafikut ka qenë ajo e kanabisit midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë edhe atë të llojit SKUNK e cila fshihej në fugona.
Po ashtu janë zbardhur episode të trafikut dhe shitjes së kokainës, mes Athinë dhe Mykonos. Pastrimi i parave bëhej nëpërmjet kompanive të makinave më qira në Athinë dhe në Mykonos. Nga këqyrja e mesazheve vërhehet se pazaret dhe veprimtaritë e grupeve koriminale janë të shumëllojshme