Tentuan të kalonin me shuma të mëdha parash në Rinas, e pësojnë keq dy shtetas të huaj

Dy shtetas të huaj janë proceduar penalisht dhe u janë sekuestruar paratë pasi po tentonin të kalonin kufirin me shuma të mëdha.

I pari ishte një shtetas turk 36 vjeçar, i cili nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të RSh-së.

Dhe i dyti një 50-vjeçar kinez që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të RSh-së.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërsa dy personat janë proceduar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.