Tentoi të vriste kushëririn 1 vit më parë, pranga të riut nga Kukësi

Një 32 vjeçar nga Kukësi është arrestuar pasi një vit më parë në bashkëpunim me vëllanë e tij tentuan të vrisnin kushëririn e tyre.

Gjykata e Kukësit i ka caktuar shtetasit E.K, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

Njoftimi i policisë:

Akuzohet se rreth 1 vit më parë, në bashkëpunim me vëllanë e tij, tentoi të vriste me mjet prerës, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës së bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.