Tentoi të trafikonte 134 kg drogë, arrestohet i riu shqiptar në Francë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Francë teksa u kap duke transportuar një sasi të madhe droge.

30-vjeçari shqiptar u ndalua në Saint-Jean-de-Védas teksa në furgonin që ai drejtonte kishte fshehur 131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë. Lënda narkotike ishte e fshehur në muret e mjetit teksa shqiptari po udhëtonte nga Spanja.

I riu shqiptar, i cili jeton në Strasburg, pretendoi se kishte një dërgesë për të bërë në Gjermani përpara se të bënte komente gjithnjë e më konfuze, që çoi më pas në kontrollin e autoriteteve franceze.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet u arrestua ndërsa do të dalë para gjykatës më 22 mars.