Tentoi të kalonte shinat, treni përplas për vdekje 19-vjeçarin italo-shqiptar

Ngjarje tragjike në Itali! Një 19-vjeçar italo-shqiptar u godit për vdekje nga treni i “Malpensa Express”, i cili ishte nisur nga Milano.

Mediat italiane shkruajnë se i riu po kalonte shinat e trenit, për t’u takuar me miqtë e tij, të cilët ishin në anën tjetër të rrugës.

Ai nuk e shfrytëzoi mbikalimin, por zgjodhi të ndryshonte platformën duke kaluar mes për mes shinave.

Tragjedia u regjistrua brenda pak sekondash para syve të shokëve të tij, ndërsa 19-vjeçari vdiq menjëherë pas dëmtineve që mori.

Policia dhe grupi hetimor po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.