Tensionohet fushata në Lezhë, kandidati i PS denoncim në polici: Në Dajç u kërcënua me armë babai i kandidates socialiste

Teksa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale është tensionuar me akuza e denoncime të forta.

Kandidati i Partisë Socialistë në Lezhë, Ermal Paci ka bërë një kallëzim në Polici se persona të armatosur i kanë kërcënuar me armë. Në denoncim, Paci thotë se mbrëmë në Dajç është kërcënuar me armë babai kandidates së PS në Lezhë, duke i thënë se do ta marrin peng. Ndërkohë bëri thirrje që të merren masa, pasi sipas tij, çdo ditë militantë të PD qarkullojnë me armë.

Mbrëmë në Dajc, në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete. I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dje krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha ai në një komunikim për mediat.

Kujtojmë se partitë politike po zhvillojnë takimet përmbyllëse të fushatës elektorale ndërsa ditën e shtunë është heshtje elektorale.

Ditën e dielë qytetarët shqiptarë do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Për herë të parë, në këto zgjedhje voton edhe Diaspora. Procesi i votimit të emigrantëve ka nisur prej disa javësh.