Deputetit të Partisë Demokratike Asllan Dogjani, i është ndaluar hyrja në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” ku aktualisht po vijon procesi i numërimit të votave për qarkun e Tiranës.
Ka qenë KAS që ka marrë vendimin, pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë, ku pati edhe një “përplasje” mes Dogjanit dhe Ilir Rusmajlit.
KAS ka kërkuar ndihmën e policisë për të larguar prej aty deputetin demokrat.
Sipas kërkesës së KAS drejtuar policisë, Dogjani gjatë procesit ditën e sotme ka intimiduar numëruesit si dhe ka ofenduar anëtarët e KAS. Demokrati pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë.
Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
Rusmali: Do thërras policinë.
Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin”, u shpreh Dogjani.