Tensione në Kuvend/ Salianji kërkoi të flasë, Nikolla i jep fjalën Ramës. Garda rrethon foltoren

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend, ku do të diskutohet çështja e Kosovës. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkoi që të merrte fjalën, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se nuk mund të ndërhynte në mes të interpelancës dhe se fjalën e kishte Rama.

“Ju tërheq vëmendjen. Mos e mbani peng foltoren”, iu drejtua Nikolla, teksa senaca u shoqërua me tensione.

Deputeti Salianji u rrethua nga garda dhe pas disa minuta tensione, liroi foltoren.

Ndërsa kreu i qeverisë mori fjalën e tij në seancë ku disktohet për qëndrimet e tij ndaj ngjarjave të fundit në veri të Kosovës.