Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë regjistruar pas një sherri që ka ndodhur në rrugë mes disa personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Policia po punon për arrestimin e personit që qëlloi me armë, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas burimeve, të shoqëruarit në polici që ishin edhe dëshmitarë okularë nuk kanë pranuar të japin shpjegime. Por dyshohet se sherri ka nisur për çështje të një borxhi të pashlyer.
Nga policia e Tiranës nuk ka ende një informacion zyrtar.