Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës ndërsa të plagosur kanë mbetur një student i Akademisë së Sigurisë dhe kunati i tij.
Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Mësohet se drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë për të bërë të mundur rrethanat e ngjarjes.
Nuk dihet nëse personi që ka qëlluar drejt Ndershtiqes dhe kunatit të tij është identifikuar apo arrestuar nga uniformat blu.