Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë në një greve urie prej katër ditësh. Greva po zhvillohet para Parlamentit, aty ku është dhe godina e Institutit të Trajtimit të ish të Përndjekurve Politikë.
Ish të përndjekurit kërkojnë pensione speciale, pagesat për punën e kryer në burg, që nuk u është paguar, si dhe mos preket godina e ish-të përndjekurve politikë.
Njëri për ish-të dënuarve politik është ndjerë keq ditën e sotme dhe është dashur që të transportohet me ambulancë ne spital. Kjo është dita e katërt ku 6 ish-të dënuar kanë hyrë në grevë urie dhe protestojnë për trajtimin financiar që kanë marrë nga shteti.
“Jam Agim Kollçaku, i dënuar me 16 vjet burg nga Spartak Braho. Ne jemi grevistë të 2012 ku vdiq i ndjeri shoku jonë Lirak Bejko. Ne kemi hyrë ne greve të na thërrasë kryeministri, sepse ndryshe vetëm të vdekur do dalim që këtu. Pensionet tona suplementare të na i japin siç i jep gjithë Evropa. Duam punët e papaguara. Statusin tonë, godinën tonë e ka privatizuar Erion Veliaj. Por ta harroj se do ta marrë godinën e të përndjekurve.
Ndihmë unë kam një pension 160 mijë lekë te vjetra. Jam në pikë të hallit se edhe jeta na është mërzitur”, tha njëri prej ish-të dënuarve.