Të enjten hiqet kontrolli kufitar Shqipëri-Kosovë

Nga data 1 maj 2025 do të rikthehet në funksion marrëveshja për lëvizje të lirë të automjeteve, pa ndalesë në kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë, saktësisht pika kufitare Vërmicë-Morinë.

Me rikthimin e kësaj marrëveshjeje, udhëtarët e të dyja vendeve nuk do t’u nënshtrohen më kontrolleve kufitare në hyrje dhe dalje mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin.

Gjatë fundjavës, pika kufitare e Morinës ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh.

Fluksi i lëvizjes në pikën kufitare mbetet i lartë, sidmos gjatë fundjavës

Shqipëria është destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova për vite me radhë. Ndërkaq gjatë sezonit turistik pritet shtimi i qarkullimit në rrugën që lidh të dyja shtetet.