Aktualitet Archives - Ditar.al

Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e para në botë sa i takon tkurrjes së numrit të të rinjve, së paku deri në vitin 2050.

Situata alarmante u pasqyra në një dokument të fundit për të rinjtë nga Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara, në të cilin thuhet se Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç nga 2025-2050.

Në vitin 2000, Shqipëria numëronte mbi gjysmë milion të rinj (544 mijë), ndërsa pas dy dekadash e gjysmë, kjo shifër do të arrijë në vetëm 195 mijë, duke vënë në dilemë ekzistencën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Kombet e Bashkuara vërejnë se në 225 vende të botës, Shqipëria klasifikohet e treta pas Kinës dhe Ukrainës për tkurrjen e numrit të të rinjve në tri dekadat në vijim.

Krahasimi global e nxjerr Shqipërinë në një pozitë më të rëndë se edhe Japonia apo Italia, simbolet botërore të plakjes. Ndërsa Japonia po humbet vetëm 28% të rinisë së saj, Shqipëria po e bën këtë me një ritëm pothuajse dy herë më të shpejtë, duke djegur etapa demografike që kombeve të tjera u kanë marrë shekuj, sipas të dhënave OKB-së.

Përkeqësimi bëhet edhe më agresiv për shkak se të rinjtë do të bëhen një grup shumë i vogël në raport me popullsinë totale. Në vitin 2000, Shqipëria kryesonte Europën për popullsinë e re në moshë, ku 15-24-vjeçarët zinin 17.2% të popullsisë totale.

Në vitin 2025, ata zunë vetëm 13,6%, ndërsa në vitin 2050 pritet të jenë vetëm 11.3%, sipas projeksioneve të OKB-së. Kjo rënie e vendos Shqipërinë në zonën e kuqe të vendeve që po konsumojnë të ardhmen përpara se ajo të mbërrijë.

Studimet kombëtare kanë verifikuar se tkurrja e numrit të të rinjve ka emigrimin si faktor themelor, që më pas ngushton bazën e lindjeve për dekadat në vijim.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh studion fenomenet demografike dhe emigrimin në vendin tonë, këto ditë publikoi një kërkim rreth prirjeve aktuale të emigrimit.

Z. Gëdeshi thotë se tendencat e reja tregojnë se, Shqipëria ka kaluar, nga një emigrim masiv i motivuar nga mbijetesa drejt një emigrimi gjithnjë e më selektiv dhe strukturor, i cili po prek në mënyrë disproporcionale të rinjtë dhe shtresat më të arsimuara të popullsisë.

Pasojat e këtij modeli të ri emigrimi, tha ai, po reflektohen në tkurrjen dhe plakjen e popullsisë, në mungesat në rritje të fuqisë punëtore, veçanërisht asaj të kualifikuar, në frenimin e konsumit dhe në thellimin e një sërë problemesh sociale.

“Emigrojnë kryesisht të rinjtë. Janë dy grupe. Janë një pjesë që sapo përfundojnë shkollën e mesme, shkojnë për studime. Ata shkojnë në Gjermani dhe Itali.

Ndërsa ata që mbarojnë universitetin shkojnë në Gjermani. Këta që janë 18 vjeç e sipër shkojnë për studime universitare dhe për të mos u kthyer, ndërsa këta që përfundojnë universitetin këtu marrin diplomat dhe ikin. Ky është një fenomen”, – është shprehur te “Studimi i prirjeve aktuale të migrimit në Shqipëri” të zotit Gëdeshi, Mirela, pedagoge në Vlorë.

Ndërsa shumë vende në Europë po mbajnë balancën përmes politikave të tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria po luan ende rolin e donatorit të burimeve njerëzore.

Shqetësimi që shtrohet nuk është më se si do të rritet ekonomia, por si do të mbijetojë vendi ynë, i cili deri në vitin 2050 do të ketë humbur gjysmën e të rinjve të sotëm, duke bërë që Shqipëria të përballet me provën më të vështirë të historisë së saj moderne.

Nëse trendi nuk përmbyset me masa urgjente, viti 2050 do ta gjejë Shqipërinë me shkolla të zbrazura, biznese pa punëtorë dhe një shoqëri që numëron ditët e fundit të vitalitetit të saj.

Më keq se rajoni dhe Europa

Shqipëria kryeson listën globale për rënien e numrit të të rinjve, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po tkurren me shpejtësi, ndonëse më pak se Shqipëria.

Sipas të dhënave të OKB-së, Kosova do të ketë tkurrjen më të fortë të të rinjve në rajon pas Shqipërisë, me rreth 40% ndërmjet 2025 dhe 2050, Bosnja me 35%, Maqedonia e Veriut me 34% dhe Serbia, me një ritëm më të ulët 23%.

Shqipëria po pëson një lloj shkretimi të moshës së re që nuk gjen paralele në rajon. Ndërsa vende si Serbia apo Bosnja kanë nisur të plaken dekada më parë, ritmi me të cilin rinia shqiptare po tkurret është unik. Ne po humbasim avantazhin tonë konkurrues më të madh, duke u shndërruar në një vend që po zbrazet më shpejt se Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Në raport me Europën, kontrasti bëhet edhe më i dhimbshëm, pasi Shqipëria po plaket me shpejtësinë e vendeve më të pasura të kontinentit, por pa pasur bazën e tyre ekonomike apo sistemet e tyre të mbrojtjes sociale.

Ndërsa vendet europiane po arrijnë të ruajnë qëndrueshmërinë demografike falë politikave të mirëfillta sociale dhe tërheqjes së emigrantëve, Shqipëria ka hyrë në dekadën e katërt që po shërben si furnizuesi kryesor i këtyre vendeve me emigrantë të rinj.

Krahasimi tregon se ne jemi në një rrugëtim të kundërt me pjesën tjetër të botës së zhvilluar; ndërsa ata po menaxhojnë tranzicionin, Shqipëria po përballet me një kolaps të mirëfilltë të moshës 15-24 vjeç.

Nëse e shohim këtë ecuri në hartën e Europës Lindore, Shqipëria po ndjek skenarin më dramatik, pasi ndryshe nga vende të tilla si Polonia, ne nuk po arrijmë të krijojmë kushtet që ky brez të qëndrojë apo të kthehet.

Të rinj ka, por zgjedhin të emigrojnë

Z. Gëdeshi tha se hulumtimi i fundit ka treguar se, gjatë dekadës së tretë dhe të katërt të tranzicionit, krahas faktorëve ekonomikë, të cilët janë më të zbutur, janë shfaqur edhe dy grupe të reja motivesh, faktorët arsimorë, të lidhur si me arsimimin e fëmijëve ashtu edhe me vetëzhvillimin e të rriturve, dhe perceptimi i përhapur i “mungesës së perspektivës në Shqipëri”.

Eksperti vërejti se është rritur pakënaqësia ndaj korrupsionit, zhgënjimi nga mungesa e meritokracisë dhe transparencës, besimi tek institucionet është në nivele të ulëta, cilësia e shërbimeve dhe infrastrukturës është e dobët, si dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se 49.7% e shtetasve shqiptarë në gjendjen civile jetonin jashtë vendit duke u dominuar nga moshat e reja. Të dhënat zyrtare referojnë se grupmosha 0-14 vjeç është rreth 18% e diasporës, të rinjtë ose grupmosha 15-29 vjeç përfaqësojnë rreth 24%, grupmosha aktive (15-64 vjeç) përfaqëson rreth 77% dhe grupmosha mbi 65 vjeç është rreth 5%.

Ndërsa popullsia vendase paraqet zhvillime krejt të kundërta, ku dominon mosha mbi 55 vjeç.

Z. Gëdeshi tha se studimet tregojnë për emigrim të vazhdueshëm edhe në vijim, pasi prirjet janë të larta. Ai tha se emigrimi, kryesisht i të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar drejt vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian pritet të vijojë.

Sipas tij kombinimi i intensitetit të lartë të emigrimit gjatë 35 vjetëve, kthimi i pakët i emigrantëve dhe norma aktuale e ulët e fertilitetit kanë çuar në një zvogëlim absolut të popullsisë shqiptare dhe sidomos të grupmoshave të reja.

Në Censin e 2011, grupmosha 15 deri në 29 vjeç përfaqësonte 25.2% të popullsisë, ndërsa në Censin e 2023 arriti në 17.9% ose 7.3 pikë përqindje më pak.

Rrjedhimisht, edhe në kushtet e një emigrimi potencial të lartë (d.m.th. një pjesë e madhe e shqiptarëve që deklarojnë synimin për të emigruar), kapaciteti demografik i Shqipërisë për të prodhuar emigrantë do të zvogëlohet në perspektivë nga reduktimi i popullsisë.

Gëzimi, pedagog në Universitetin e Elbasanit, thotë për studimin e zotit Gëdeshi se “kur largohet një pjesë e madhe e popullsisë, pjesa që mbetet është ajo që ose nuk ka mundësi ose nuk do të emigrojë.

Rrjedhimisht emigrimi fillon të pakësohet, por jo të shmanget. Për shembull, kur i pyet studentët në auditor ose nxënësit e shkollave të mesme, nëse duan të emigrojnë, ata e shprehin këtë dëshirë…”

Arsyet e largimit pas rënies së komunizmit

Ndryshe nga e kaluara, kur emigrimi nxitej kryesisht nga varfëria dhe përpjekja për mbijetesë, sot emigrimi është rezultat i ndërveprimit të shumë faktorëve, thotë z. Gëdeshi.

Faktori arsimor lidhet me studentët që kërkojnë arsim universitar më cilësor jashtë vendit, profesionistët, si mjekët e rinj, që shkojnë jashtë për specializim, si dhe prindërit e shqetësuar për arsimimin e fëmijëve të tyre.

“Veçanërisht domethënëse në intervista ishin rrëfimet që zgjeronin kategorinë ‘të tjera’, pakënaqësia ndaj korrupsionit, mungesa e meritokracisë dhe transparencës, niveli i ulët i besimit te qeveria dhe institucionet, cilësia e dobët e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe faktorë të ngjashëm” që po largojnë të rinjtë nga vendi.

Besmiri, një i ri 26-vjeçar me arsim të mesëm nga Tropoja, vendosi të largohej vitin e kaluar drejt Gjermanisë. Me arsim të mesëm dhe me kualifikime në agjencitë shtetërore profesionale, ai nuk mund të sistemohej në Tiranë.

Me pagë jo më shumë 50 mijë lekë në muaj, ai nuk mundi të përballojë qiranë e lartë dhe kostot e jetesës në kryeqytet. Tani ka siguruar një kontratë pune dhe po mendon të tërheqë drejt Gjermanisë edhe dy bashkëmoshatarë që ende jetojnë në Tropojë.

“Shkaku kryesor i emigrimit është mungesa e perspektivës. Është një çështje ekonomike dhe sociale; të rinjtë nuk ndihen mirë sepse sistemi nuk funksionon si duhet. Mungesa e perspektivës është faktor vendimtar.

Këtu mungesa e meritokracisë ka rol të rëndësishëm. Për mendimin tim, aspekti ekonomik lidhet ngushtë me mungesën e meritokracisë dhe me korrupsionin. Këto janë të ndërthurura: është e vështirë të fillosh diçka nëse nuk ke lidhje partiake. Është pothuajse e pamundur”, shprehet për studimin e zotit Gëdeshi, Altini, student në Vlorë.

“Nëse më parë faktorët shtytës të emigrimit kanë qenë kryesisht ekonomikë, sot e shoh mentalitetin si arsye kryesore. Po rritemi me idenë se ‘këtu nuk bëhet’ dhe se duhet të largohemi jashtë, sepse atje i kemi gjërat më të lehta”, shprehet Flora, studente në Shkodër.

Të rinjtë që kanë nivel të lartë arsimor dhe duan të integrohen në tregun e punës nuk munden sepse nuk kanë profesionet e lidhura me pretendimet e tyre ose me shkollën që kanë bërë. Punët janë shofer, kamerier, pastrues, shofer për të shpërndarë ushqimet, kuzhinier, etj., u shpreh, Majlinda, eksperte ekonomie në Tiranë.

“Struktura e ekonomisë ka rëndësi. Ku do të punojnë inxhinierët. Nuk ka një raport midis zhvillimit të tyre dhe pritshmërive. Është një raport i zhdrejtë. Dhe kjo bën që të rinjtë të ikin”, tha Teuta, pedagoge në Vlorë.

“Në Gjirokastër ka shumë vende pune, por kryesisht në shërbime. Në shërbime, vendet e punës janë për recepsionist, kamerier, banakier, etj. Por të rinjtë duan punë sipas profesionit”, tha për studimin e zotit Gëdeshi, Fredi, biznesmen në Gjirokastër.

Anketa të realizuara nga Regional Cooperation Council (RCC) për periudhën 2021-2023 tregojnë se emigrimi potencial në Shqipëri luhatet ndërmjet 42 dhe 49%, duke e renditur vendin të dytin në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa një anketë e realizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert në vitin 2024 tregon se 35.5% e të rinjve shqiptarë shprehin një dëshirë “të fortë” ose “shumë të fortë” për të emigruar.

Genti, një student nga Elbasani, shprehet se, “Tetë në dhjetë nga shokët e mi mendojnë si unë, domethënë të emigrojnë. Disa mendojnë të vazhdojnë shkollimin jashtë, si unë që dua të shkoj për studime masteri, dhe pastaj të qëndrojnë. Të tjerë kanë profesione, si infermierë dhe mund të fillojnë menjëherë punën jashtë”.

Ndryshimi i profilit të emigrantëve, drejt të rinjve dhe individëve me nivel më të lartë arsimimi, mbështetet nga një numër i konsiderueshëm anketimesh dhe studimesh të realizuara gjatë viteve të fundit.

Pasojat

Pasoja më e menjëhershme dhe më dërrmuese është thyerja e skemës së pensioneve, ku pakësimi i të rinjve nga 544 mijë në vetëm 195 mijë në 2050 do të thotë se barra për të mbajtur të moshuarit do të bjerë mbi supet e një numri gjithnjë e më të vogël punëtorësh.

Ky raport i përmbysur do të detyrojë shtetin, ose të rrisë në mënyrë drastike taksat mbi punën, duke dekurajuar edhe më tej ata pak të rinj që mbeten, ose të shkurtojë përfitimet për të moshuarit, duke rritur varfërinë në këtë moshë.

Në një treg pune që po tkurret me shpejtësi, sektorët strategjikë si turizmi, bujqësia dhe teknologjia do të përballen me një krizë akute për krah pune dhe inovacion, pasi energjia dhe idetë e reja që sjell grupmosha 15-24 vjeç do të jenë në deficit kritik.

Ekspertët e ekonomisë lajmërojnë se bizneset shqiptare do të gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Të rrisin pagat në nivele të papërballueshme për të mbajtur punonjësit, ose të mbyllin aktivitetet për mungesë stafi, gjë që do të çonte në stanjacion ekonomik afatgjatë.

Vakumi do të detyrojë Shqipërinë të ndryshojë politikat e saj të migracionit, duke u kthyer nga një vend që eksporton njerëz në një vend që duhet të importojë punëtorë nga kultura të largëta për të mbajtur gjallë shërbimet bazë, fenomen që tashmë ka nisur.

Ky ndryshim do të sjellë sfida të mëdha të integrimit social dhe do të tjetërsojë strukturën tradicionale të shoqërisë sonë. Mungesa e të rinjve do të sjellë më pak konsum, më pak investime në arsim, duke e kthyer Shqipërinë në një ekonomi statike që nuk ka forcën e brendshme për t’u rritur apo për t’u përshtatur me zhvillimet globale.

Për më tepër, pasoja sociale e këtij procesi është zbrazja e zonave rurale dhe periferike, ku shkollat do të mbyllen dhe qytetet e vogla po kthehen në bujtina ku jetojnë vetëm të moshuarit.

Ky çekuilibër do të rrisë presionin mbi kryeqytetin, por edhe Tirana do ta ndiejë peshën e një popullsie që plaket, ku kostot e sistemit shëndetësor do të trefishohen për shkak të sëmundjeve kronike që shoqërojnë moshën e thyer.

Investimet e Huaja Direkte do të shmangen, pasi asnjë korporatë e madhe nuk investon në një vend ku nuk ka një bazë të rinjsh të trajnuar dhe ku tregu i brendshëm po zvogëlohet çdo ditë.

Në planin politik, pesha e votuesve të moshuar do të diktojë agjendat kombëtare, duke u fokusuar më shumë te mbrojtja sociale sesa te zhvillimi dhe e ardhmja, gjë që do ta mbajë Shqipërinë në një rreth vicioz të mungesës së progresit.

Pa një brez të ri që trashëgon kulturën, traditat dhe gjuhën, ekzistenca jonë si komb do të vihet në pikëpyetje, jo nga faktorë të jashtëm, por nga një vetëvrasje e ngadaltë demografike./Monitor

The post Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë appeared first on Ditar.al.

Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës
Tirana ka hyrë në javën e tretë të protestave kundër ndërtimin në Zvërnec dhe kundër qeverisë Rama, duke kërkuar largimin e këtij të fundit.

Tubimi prej disa ditësh është zhvendosur në orën 19:00 për shkak të temperaturave të larta, por kjo nuk i ka penguar pjesëmarrësit, të cilët janë me mijëra.

Ata mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas i drejtohen Kryeministrisë, me thirrje të ndryshme si: “Rama jepe dorëheqjen”; Rama në burg, Berisha në burg”: “Atdheu nuk është në shitje”, etj.

Edhe sot, ashtu si ditët e tjera, pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka sulmuar dje protestuesit, duke thënë se disa prej tyre po e shndërrojnë protestën në një demonstrim politik dhe kërkojnë të marrin peng Shqipërinë.

The post Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës appeared first on Ditar.al.

SPAK dërgon për gjykim Erion Isain, kryebashkiaku socialist i akuzuar për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain dhe disa ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe punonjës të Bashkisë Kolonjë, për shkelje në procedurat e prokurimit publik.

Isai akuzohet nga SPAK për dy vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga rastet kryesore lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, me një fond limit rreth 2.8 miliardë lekë.

Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga ekspertimi teknik vlerësues dhe kontabël, ka rezultuar se fondi i përcaktuar nga autoriteti kontraktor për këtë procedurë prokurimi është fryrë në vlerën rreth 590 milionë lekë, duke shkaktuar dëm ekonomik për shtetin.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 280/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

Erion Isai, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 248 e 25, 258 e 25 të Kodit Penal;

Eljona Mydini, ish zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Ergys Verdho, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Erald Elezi, ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Genti Raça, me detyrën e përgjegjësit të sektorit të preventivit pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Donikë Shehu, ish specialiste e nivelit të lartë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

Klarita Konomi, ish specialiste e nivelit të lartë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Nikollaq Mihali, me detyrën e specialistit të nivelit të lartë pranë Autoritetit Rrugor shqiptar, e akuzuar akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Erdit Salillari, me detyrën e përgjegjësit të sektorit të hartimit të projekteve të huaja pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Erjon Cenko, Engjëll Dine, Ermal Zylfo, punonjës të Bashkisë Kolonjë, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve, në bashkëpunim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 186/ 2, 258 e 25 të Kodit Penal;

Armand Tafil, Muharrem Tartari, Shpëtim Liço, punonjës të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal;

Entela Çano, me detyrën administratore pranë shoqërisë A& E Enginieering” sh.p.k., e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Nga kryerja e veprimeve hetimore, provat e administruara rezultuan fakte penale për personat përgjegjës të autoritetit kontraktor dhe institucionet e tjera shtetërore, ndërvepruese në disa procedura prokurimi, të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Kolonjë.

1.Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrugës Korçë Ersekë, Loti 2 (pjesa parë)”, me fond limit 2,879,999,858.89 (dy miliardë e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e e tëtë pikë tetëdhjetë e nëntë) lekë me tvsh, zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 24.09.2020, ka rezultuar se:

Në lidhje me projektin e paraqitur si nismë e Bashkisë Kolonjë, në kuadër të procedurës së ndjekur për “Shërbim projektimi në formë dhurimi/donacioni” me objekt “Ndërtim rruga Korçë–Ersekë, Loti 2”, nga veprimet hetimore dhe provat e administruara është konstatuar se Bashkia Kolonjë nuk ka disponuar dokumentacion projektues të përgatitur prej saj për këtë objekt, ndonëse ekzistojnë korrespondenca zyrtare me Autoritetin Rrugor Shqiptar në të cilat paraqitet e kundërta.

Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga eskpertimi grafik i shkrimit dhe nënshkrimit të dokumentit, ka rezultuar se grupi i punës së Bashkisë Kolonjë, i përbërë nga shtetasit Erjon Cenko, Engjëll Dine, në bashkëpunim me personin që ka dhuruar projektin, shtetasen Entela Çano, administratore e shoqërise “A& E Enginieering”sh.p.k, kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në dorëzim të projektit nga Bashkia Kolonjë, ndërkohë që rezulton se nuk ka pasur projekt.

Sa i takon, përcaktimit të fondit limit për procedurën e prokurimit, nga ana e shtetasve Ergys Verdho, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor dhe personave të tjerë përgjegjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shtetasit  Erald Elezi, Genti Raça dhe Donikë Shehu, nuk rezulton të jetë ndjekur rruga ligjore për përcaktimin e fondit limit.

Në kohën e hartimit të preventivit përfundimtar, të përgatitur nga ana e shtetasve Erald Elezi, Genti Raça, Donikë Shehu, dokument i miratuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, shtetasi Ergys Verdho, nuk rezulton të ketë pasur projekt të hartuar dhe propozuar nga Bashkia Kolonjë, siç është paraqitur si dokumentacion i formalizuar nga Bashkia Kolonjë.

Përcaktimi i fondit limit nga ana e grupit të punës, personat përgjegjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shtetasit Erald Elezi, Genti Raça dhe Donikë Shehu, është bërë mbi bazën e të dhënave të përgatitura dhe të paraqitura dorazi nga vetë personi i interesuar, shtetësja, Entela Çano, administratorja e shoqërisë “A & E Engineering” sh.p.k, e cila që ka fituar më pas kontratën e mbikëqyrjes së zbatimit të punimeve për këtë objekt, ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë).

Në përgatitjen e preventivit që ka shërbyer edhe për përcaktimin e fondit limit të autoritetit kontraktor, nga ana e shtetasve  Ergys Verdho, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe personave përgjegjës të tjerë, shtetasit Erald Elezi, Genti Raça dhe Donikë Shehu, është vepruar në kundërshtim me ligjin nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, ligjin nr. 10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të ndryshuar, ligjin nr.10164, datë 15.10.2009 “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, VKM nr.276, datë 16.5.2018 “Për miratimin e organizimit, të strukturës, organikës dhe statutit të Autoritetit Rrugor Shqiptar”.

Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga ekspertimi teknik vlerësues dhe kontabël, ka rezultuar se fondi i përcaktuar nga autoriteti kontraktor për këtë procedurë prokurimi është fryrë në vlerën 590,213,874(pesëqind e nëntëdhjetë milion e dyqind e trembëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, që përbën edhe dëm ekonomik të shkaktuar shtetit.

2.Procedura e prokurimit me objekt: “Supervizim i punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i 2 (pjesa e parë)”, me fond limit  22,704,145 (njëzet e dy milion e shtatëqind e katër mijë e njëqind e dyzet e pesë) lekë me tvsh, zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 14.10.2020,  ka rezultuar se:

Erdit Salillari, Klarita Konomi, Niko Mihali, nën cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë e shtetases Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k.

3.Procedura e prokurimit me objekt: “Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me fond limit 4,623,021.7 lekë me tvsh, zhvilluar nga Bashkia Kolonjë, zhvilluar në datën 06.10.2020, ka rezultuar se:

Në lidhje me përllogaritjen e fondit limit dhe hartimin e specifikimeve teknike, shtetasit Muharem Tartari, Engjëll Dine, Ermal Zylfo, nën cilësinë e anëtarëve të komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimin e specifikimeve teknike, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Erion Isai, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, si dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, me qëllim favorizimin dhe krijimin e privilegjeve të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, shoqëria “A&E Engineering” sh.p.k.

Anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe hartimin e specifikimeve teknike,  shtetasit Muharem Tartari, Engjëll Dine, Ermal Zylfo, në përllogaritjen e fondit janë bazuar pa kryer një studim real të tregut, duke u mbështetur në oferta fiktive të përgatitura nga vetë shoqëria fituese e kësaj procedure prokurimi, shoqëria “A&E Engineering” sh.p.k. Si dhe specifikimet teknike janë përgatitur  nga administratorja e shoqërisë “A&E Engineering” sh.p.k.,shtetasja Entela Çano.

Në lidhje me hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Armand Tafil, Erjon Cenko, Shpëtim Liço, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Erion Isai, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, si dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, me qëllim favorizimin dhe krijimin e privilegjeve të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, shoqëria “A&E Engineering” sh.p.k.

Anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Armand Tafil, Erjon Cenko, Shpëtim Liço, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Erion Isai, kanë miratuar dokumentet standarde të tenderit duke vendosur kritere të përcaktuara nga vetë shoqëria fituese e kësaj procedure prokurimi, shoqëria “A&E Engineering” sh.p.k.

The post SPAK dërgon për gjykim Erion Isain, kryebashkiaku socialist i akuzuar për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre appeared first on Ditar.al.

Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmani vendoset në “arrest shtëpie”
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” ndaj Ilir Selmanit, si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Apeli i GJKKO-së njofton se ka pranuar kërkesën e të pandehurit duke konstatuar humbjen e fuqisë së masës “arrest në burg” për shkak të kalimit të afateve ligjore të paraburgimit.

Trupa gjykuese ka urdhëruar lirimin e Selmanit nga ambientet e paraburgimit dhe shoqërimin e tij drejt banesës private në Tiranë, ku do të vuajë masën e re të sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

VENDOSI:

-Pranimin e kërkesës, konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurin I.S  të lidhur me masën e sigurimit “Arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr. 145 datë 10.10.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, verifikuar me vendimin nr.43  datë 17.04.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237  të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit I.S  duke urdhëruar të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në rrugën “*”, banesë private, nr. * Tiranë.

-Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi  me anë të mbikëqyrjes së pa ndërprerë të qëndrimit në banesë të të pandehurit I.S.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.S dhe shoqërimi i tij për në banesë për ekzekutimin e masës së sigurimit  “Arrest në shtëpi”.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditësh nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

-U shpall në Tiranë, sot më datë 19.06.2026.

The post Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmani vendoset në “arrest shtëpie” appeared first on Ditar.al.

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Tale të Lezhës ku dy fëmijë të mitur janë mbytur në det.

Policia thotë se viktimat janë të moshës 9 dhe 11 vjeç. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Më pas, trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit

The post Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura appeared first on Ditar.al.

DETAJE/ Si u tentua të zhdukeshin gjurmët e vilës luksoze të Ballukut në Dhërmi
Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka tentuar të fshijë të dhënat pasi SPAK kishte rënë në gjurmët e një vile luksoze në Dhërmi që dyshohet se ajo e kishte përfituar në forme ryshfeti pas përcaktimit të fituesit të një tenderi në Albcontrol.

Sipas hetimeve, ish-vartësi i Ballukut ka kërkuar nga menaxheri i kompanise Brunes që të fshinte emailet ku kishin komunikuar për blerjen e materialeve për një pishinë të ndërtuar në kompleksin “White Rocks”.

Ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku u shtuan edhe dy akuza të tjera, se ajo e korrupsionit dhe e pastrimit të parave.

News24 mëson se menaxheri i shitjeve të shoqërisë “Brunes” sh.a, S.K., ka dhënë deklarime para autoriteteve lidhur me njohjen dhe komunikimet me shtetasin Julian Kelo, duke treguar për një rast blerjeje me vlerë të konsiderueshme materiale ndërtimi për një pishinë në Dhërmi.

Pjesë nga dëshmia;

Sipas deklarimit, menaxheri kujton një porosi të vetme të madhe, e cila përfshinte materiale si pllaka dhe pajisje të tjera të nevojshme për ndërtimin e një pishine në një kompleks vilash në Dhërmi, i ndërtuar nga Pandeli Carapuli. Ai thekson se informacioni për destinacionin e projektit i ishte komunikuar nga vetë Kelo.

Sipas dëshmisë, blerja është realizuar përmes disa faturave të lëshuara në muajt qershor 2020, ku si subjekt blerës është shënuar shoqëria “Albanian Facility Management” sh.p.k, ndërsa mallrat janë dërguar në Dhërmi dhe Palasë. Menaxheri deklaron se faturat lidhen me porosinë e bërë nga Kelo për ndërtimin e pishinës.

Ai shton se fillimisht është bërë një fletëporosi përmes email-it të punës, e cila shërbente si bazë për përgatitjen e preventivit dhe përzgjedhjen e materialeve. Sipas tij, produktet në fletëporosi mund të ndryshonin lehtësisht nga ato të dorëzuara përfundimisht, në varësi të kërkesave të klientit dhe gjendjes së stokut.

Në deklarimin e dhënë më 21.05.2026, menaxheri shprehet gjithashtu se e ka takuar për herë të fundit Julian Kelo rreth dy javë më parë, në ambientet e shoqërisë në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas tij, Kelo ka kërkuar sqarime mbi blerje të kryera në emër të tij dhe mbi komunikimet e mëparshme për porositë e pishinës.

Gjatë kontrollit të komunikimeve, menaxheri deklaron se në telefon nuk kishte më mesazhe të ruajtura, për shkak të kalimit të kohës dhe ndërrimit të pajisjeve, ndërsa në email-in e punës është konstatuar një komunikim i lidhur me fletëporosinë fillestare.

Sipas dëshmisë, kur ky email është rishikuar në prani të Kelos, ky i fundit ka kërkuar fshirjen e tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga menaxheri, i cili ka sqaruar se nuk kishte akses për fshirje dhe se çdo gjurmë transaksionesh mbetet e dokumentuar në faturat tatimore.

Pas këtij momenti, sipas deklarimit, Kelo është larguar nga ambientet e kompanisë.

The post DETAJE/ Si u tentua të zhdukeshin gjurmët e vilës luksoze të Ballukut në Dhërmi appeared first on Ditar.al.

Zbulohet laboratori për falsifikimin e dokumenteve në Durrës, 3 të arrestuar
Zbulohet në Durrës një laborator për falsifikim të dokumenteve, kundrejt shumave 3000-5000 euro. Ndërkohë janë vënë në pranga tre persona, babë e bir që kishin vënë banesën, në dispozicion të kësaj veprimtarie kriminale, dhe bashkëpunëtori i tyre.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 46 dokumente (shkollore, gjyqësore, certifikimi dhe aplikimesh) të dyshuara të falsifikuara, 2 vula të dyshuara false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë.

“Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të dyshuar të përfshirë në mënyrë të organizuar, në falsifikim të dokumenteve, në një ambient të përshtatur për këtë qëllim, është finalizuar operacioni i koduar “Gjeneralitetet”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. M., 53 vjeç dhe S. M., 24 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. V., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve rezultoi se të arrestuarit kishin përshtatur banesën e shtetasve H. M. dhe S. M., në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve si: diploma, dokumente shkollore të tjera, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme. Në këtë ambient u gjetën 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dhjetëra dokumente të dyshuara false.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarit, për këtë veprimtari kriminale”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Zbulohet laboratori për falsifikimin e dokumenteve në Durrës, 3 të arrestuar appeared first on Ditar.al.

Zbulohen armë dhe granata në Pyllin e Sodës, dyshohet se i përkasin periudhës së trazirave të ’97-ës
Një sasi armësh dhe municionesh është zbuluar paraditen e kësaj të premteje në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, pranë kanalit të hidrovorit.

Burime paraprake bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur katër granata dore dhe dy armë automatike, të cilat dyshohet se kanë qëndruar të fshehura në këtë zonë prej shumë vitesh. Hetuesit po verifikojnë mundësinë që ato të jenë lënë aty që prej ngjarjeve të vitit 1997.

Pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke vendosur perimetrin e sigurisë dhe duke kufizuar lëvizjet në zonë deri në përfundimin e procedurave të nevojshme.

Sipas kontrolleve të para, armatimi i gjetur ka qenë i mbështjellë dhe nuk ka paraqitur rrezik të menjëhershëm për qytetarët. Në terren pritet të ndërhyjnë specialistët e forcave xheniere për transportimin dhe asgjësimin e municioneve.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar origjinën e armëve dhe rrethanat në të cilat ato kanë përfunduar në këtë zonë.

The post Zbulohen armë dhe granata në Pyllin e Sodës, dyshohet se i përkasin periudhës së trazirave të ’97-ës appeared first on Ditar.al.

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 milionë lekë. Problemi është se makina ishte blerë më herët për 900 mijë lekë dhe, sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët nga regjistri i udhëtimeve ndërkufitare, vijoi të përdorej nga Aliu edhe pas shitjes së supozuar.

Prokurorët thonë se transaksioni, dukshëm i pavërtetë, ishte pjesë e një morie veprimesh në shërbim të Salvatore Aliut, vëllait të Isait, person përgjegjës për trafikimin e një sasie të stërmadhe droge, së paku 50 tonë kokainë, fitimet e së cilës mund të arrijnë në qindramilionë euro dhe që janë konvertuar në pasuri të ndryshme me vlerë së paku 150 milionë euro të identifikuara në 491 prona të ndryshme dhe 209 llogari bankare.

Një vendim i GjKKO-së për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi pasuritë e dyshuara si të rrjedhura nga proceset e pastrimit të parave të këtij grupi, detajon nga njëra anë aktivitetin e trafikut të drogës në përmasa të stërmëdha dhe nga ana tjetër, proceset e kamuflimit të burimit të parave përmes investimeve fiktive dhe deklarimit të fitimeve të paqena, kryesisht në sektorin e ndërtimit, por edhe në tregtinë me pakicë dhe turizmin.

Hetimi është realizuar falë të dhënave të siguruara nga përgjimi nga autoritetet franceze të komunikimeve të kryera nga grupet kriminale përmes aplikacionit Sky ECC. Përgjimet i përkasin periudhës nëntor 2019, prill 2021. Hetimi është nisur nga Prokuroria e Posaçme në bazë të një referimi nga Policia e Shtetit në vitin 2020 dhe është realizuar nga prokurorët Klodjan Braho dhe Doloreza Musabelliu.

Isa Aliu, aktiviteti i parë ekonomik i të cilit ishte një kompani tregtie me pakicë e quajtur Road House në Elbasan, hapur në vitin 2008, por fuqizuar veçanërisht pas vitit 2020, konsiderohet nga prokuroria si personi kyç përgjegjës për pastrimin e parave. Grupi i drejtuar nga i vëllai, Salvatore Aliu, konsiderohet si grupi përgjegjës për trafikimin e pesëdhjetë tonelatave kokainë nga Amerika Latine për në Evropë, nga të cilat afro 9 tonë janë kapur. Kapjet dhe sasitë e tjera të vlerësuara të trafikuara i përkasin vetëm periudhës gjatë së cilës Sky ECC ka qenë nën përgjim. Se çfarë ka ndodhur para nëntorit 2019 dhe pas prillit 2021, kjo mbetet vetëm për t’u marrë me mend.

Sipas të dhënave të dosjeve të tjera hetimore të para nga BIRN, kokaina blihet zakonisht për 7 mijë dollarë për kilogram në vendet e origjinës ndërsa transporti e rrit koston në afërsisht 10 mijë euro. Pasi del në Evropë, kokaina shitet me shumicë për 25-30 mijë euro për kilogram. Nëse supozohet se 9 nga 50 tonët që i janë identifikuar këtij grupi janë zënë nga policitë e vendeve të ndryshme evropiane, zëniet e drogës duket se e rrisin koston totale të sjelljes nga Amerika Latine në Evropë me afro 20% të tjera. Trafikantëve u mbetet në këtë mënyrë një normë fitimi prej 200 deri në 250% mbi kostot. Xhiroja totale e të pesëdhjetë tonëve të shitur me çmim shumice vlerësohet në shifrën e pabesueshme së paku një miliardë euro. Fitimet bruto nga një tregti e tillë arrijnë me lehtësi në qindra milionë euro.

Zbulimet e prokurorisë nga pronat që i përkasin këtij grupi vlerësohen në 150 milionë euro.

Beton dhe para të thata

Gjithsej dhjetë shtetas, përfshirë të njohurit Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika, janë identifikuar nga prokuroria si përgjegjës për trafikimin e drogës, ndërsa shumë të dyshuar të tjerë nuk janë identifikuar dot. Prokurorët në të gjithë botën shpenzojnë  shumë burime për të identifikuar përdoruesit e aplikacionit Sky ECC si  dhe për të provuar përdorimin e këtij aplikacioni nga të dyshuarit përkatës përmes të dhënave rrethanore, të tilla si biseda me elementë faktikë të lidhur me ngjarje të dokumentueshme. Por shumë nga përdoruesit e Sky ECC mbeten gjithsesi të paidentifikuar dhe të paidentifikueshëm.

Sa i përket pastrimit të parave, prokurorët besojnë se Isa Aliu dhe Nikollë Bibaj janë identifikuar si kryesorët. Detyra e tyre ishte që të fshihnin një pjesë të parave në mënyrë fizike, me fuçi apo në muret ndarëse të apartamenteve të blera posaçërisht për këtë qëllim. Një pjesë transformohej në kompani dhe prona të patundshme gjithkund nëpër Shqipëri, përfshirë hotele luksi, dukshëm investime të tepruara për tregun shqiptar, por që, për shkak se trafikantët kishin ngut për të materializuar paratë e thata, kostot dhe fitimet potenciale nga investimet kishin rëndësi dytësore.

Komunikimet në Sky ECC japin të dhëna për transferimin në Shqipëri të së paku 30 milionë eurove cash. Në datën 30 gusht 2020, Isai informon të vëllain se ka në gjendje cash 6 milionë euro, ndërsa dy javë më vonë, më 15 shtator, gjendja cash është rritur në 9.8 milionë euro. Dy ditë më herët, më 13 shtator, Salvatore njofton të vëllain se do t’i sjellë 20 milionë euro. Ai e instrukton të vëllain që të fshehë paratë në fuçi apo të blejë apartamente për t’i përdorur vetëm për fshehjen e topave me para në hapësirat bosh mes mureve ndarëse.

Aliu Road House ishte një rrjet dyqanesh për mallra të përziera në  qytetin e Elbasanit, themeluar fillimisht nga Isa Aliu në vitin 2008 dhe që, deri në vitin 2020, shënonte vit pas viti humbje. Humbjet e akumuluara arrinin në afro 18 milionë lekë (rreth 180 mijë euro me kursin e sotëm).

Fati i kompanisë ndryshoi në këtë kohë, vëren Prokuroria, kur në vitin 2021, ajo deklaroi fitime neto në masën 109 milionë lekë. Kompania u angazhua në sektorin e ndërtimit, fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash, por që sipas prokurorëve, plani ishte i qartë: deklarimi i fitimeve të paqena për të justifikuar ekspansionin e planifikuar nga  grupi në  sektorin e ekonomisë së ligjshme.

“Përpara kësaj periudhe”, vërejnë prokurorët, kompania “nuk  ka patur infrastrukturën e nevojshme për futjen në tregun e ndërtimit, si dhe nuk  ka patur kapital të lartë qarkullues për zhvillimin e këtij aktiviteti.”

Kjo nuk e ndaloi kompaninë që, në dy vitet që pasuan, të hynte si investitor në dy projekte fantazmagorike zhvillimi në zonën e Gjirit të Lalzit. Në kompleksin Lalzi Marina Seaside kompania investoi 30 milionë euro për ndërtimin e 90 mijë metrave katrorë, ndërsa në kompleksin Porto Lalzi Villas investoi 12 milionë euro.

Mënyra se si kompania u përpoq të pastrojë milionat e trafikut të drogës ishte duke marrë përsipër punime ndërtimi përkundrejt apartamenteve dhe vilave të gatshme, një skemë shkëmbimi në natyrë që duket se shkrihet me praktikën e zakonshme të biznesit shqiptar.

Kompania Aliu Road House duket se ka hyrë në marrëveshje blerjeje edhe për pjesën më të madhe të një pallati në ndërtim në Qerret, ka blerë me klering përkundrejt punimeve me vlerë 1.5 milionë euro te Lura 5 në Gjirin e Lalzit dhe afro 400 mijë euro apartamente në një pallat tjetër në Golem.

Krahas aktiviteteve të tilla, kompania reklamon në faqen e saj të internetit se ka fituar punë publike gjatë procesit të rindërtimit nga  tërmeti i vitit 2019 në Durrës. Procesi i rindërtimit i kushtoi taksapaguesve shqiptarë dhe donatorëve të huaj mbi 1 miliardë euro dhe ka vijuar deri sot e kësaj dite, pothuajse shtatë vjet pas tërmetit. Por qeveria qendrore dhe  bashkitë i kanë kryer prokurimet e rindërtimit përmes instrumentit të gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që siguron konkurrencë të ulët dhe fitime të larta për kompanitë fituese.

Ky nuk është rasti i parë ku kompani të lidhura me krimin e organizuar identifikohen si fituese të kontratave publike, veçanërisht në procesin e rindërtimit nga tërmeti.

Zgjerimi me vlerë 100 milionë euro

Deri në këtë pikë, Isa Aliu, përmes kompanive të tij të ndryshme, (përfshirë një kompani të sigurisë fizike, një aktivitet me licencë nga Ministria e Brendshme, e cila duket se është shumë tërheqëse për grupet kriminale për shkak të autorizimit që bart për mbajtje armësh dhe qarkullim me njerëz të armatosur), kishte vënë në qarkullim dhjetëramiliona euro, të trupëzuara në qindra tituj pronësie, toka, apartamente, vila e të tjera. Por nga viti 2025, Aliu dhe mbështetësit e tij, deri në këtë kohë, tërësisht të panjohur, duket se patën ambicien të hynin në sipërmarrje akoma më të mëdha. Një hotel me pesë yje në Jalë të Vunoit, në bredgetin e Jonit. Sipas vendimit të gjykatës, projekti, i cili nuk u vu në lëvizje, kërkonte investime prej së paku 100 milionë euro. Projekti, të cilit i është referuar si ZIG-ZAG për shkak të formës tëpjetë kodrës mbi det, supozohet se do të ndërtohet në një kodër në jug të gjirit të Jalit, pranë plazhit të Gumës.

Krahas linjës së vëllezërve Aliu, dosja analizon aktivitetin e vëllezërve Sokol, Nikoll e Shpëtim Bibaj. Hetimet kanë zbuluar se Sokol Bibaj është furnizuar me drogë nga Salvatore Aliu në nivelin e tonelatave, ndërsa në një nga bisedat e përgjuara, ai i ka treguar Salvatorit se bën edhe tetë tonë në javë.
“Do e drogojmë Evropën,” thotë ai, duke nënkuptuar sasitë e stërmëdha të trafikuara. Vëllezërit e tij, Nikolla dhe Shpëtimi  kujdeseshin në Shqipëri për legjitimimin e shumave monetare, kryesisht përmes kompanive të ndërtimit. SPAK vëren se në shumë raste, këta janë angazhuar në shit-blerje aksionesh në kompani të ndryshme përmes shumave që nuk kanë sens nga pikëpamja ekonomike. Veprimi i parë fiktiv është kur Shpëtim Bibaj blen 70% të kuotave të një kompanie me vlerë nominale 19 milionë lekë pasi paguan zyrtarisht vetëm 1.2 milionë lekë.

“Transaksioni është kryer 15.5 herë nën vlerën nominale,” vëren SPAK. “Kjo zbritje ekstreme dhe e panatyrshme provon se çmimi është fiktiv.”

Një nga skemat e përdorura për pastrimin e parave, sipas dyshimeve të prokurorisë, ka të bëjë me lehtësinë e krijuar nga qeveria aktuale që nga viti 2015 e pas, në të cilën, biznesi i vogël nuk i nënshtrohet tatimit mbi fitimin. Kështu, Shpëtim Bibaj deklaroi në vitin 2021 afërsisht 10.4 milionë lekë nga aktiviteti i një kompanie person fizik, shumë parash  të cilën ia dha hua  kompanisë së ndërtimit që kishte blerë me çmim 15 herë më të ulët se sa vlera nominale.

Pas këtyre qarkullimeve fillestare, të dyshuarit u angazhuan në investime të mëdha në sektorin e ndërtimit, përfshirë pallate në zonën e ish-Porcelanit në Tiranë ku u blenë 89 njësi të ndryshme me vlerë miliona euro.

Kompania F & XH Cons sh.p.k, nën pronësinë e Bibajve ndërtoi një hotel me katër yje në Tiranë në Rrugën e Dibrës, me markën Melia. Në një nga fotot e publikuara nga hoteli në Instagram, paraqitet një pikturë e varur në mur e aktorit Marlon Brando në rolin e Vito Korleones te filmi Kumbari. Hoteli është një nga objektet e vëna nën sekuestro preventive.

Prania e parave të drogës në sektorin e ndërtimit në Shqipëri është diskutuar gjerësisht gjatë viteve të fundit. Kryeministri Edi Rama gjithsesi i cilëson akuzat si “broçkulla”, ndërsa në një rast tjetër u ankua për atë që e cilësoi si “kriminalizimi i një sektori të rëndësishëm në ekonomi”.

Numri i objekteve të ndërtimit apo i kompanive të ndërtimit të identifikuar nga prokurorët si destinacione të shpëlarjes së parave të drogës është në rritje të vazhdueshme./BIRN

The post “Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë appeared first on Ditar.al.

Bie çmimi i naftës në bursë, pushon së funksionuari Bordi i Transparencës
Pas marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe SHBA-së dhe rënies së çmimit të karburanteve në bursë, në Shqipëri ka pushuar së funksionuari Bordi i Transparencës.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila tha pas mbledhjes së qeverisë se ky vendim vjen për shkak të rënies së çmimeve.

“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj.

The post Bie çmimi i naftës në bursë, pushon së funksionuari Bordi i Transparencës appeared first on Ditar.al.