Merr fund arratia e terroristit që qëlloi për vdekje me kallashnikov dy tifozë suedezë ditën e djeshme.
I dyshuari u gjet dhe u qëllua nga policia e Brukselit në një kafe në lagjen Schaerbeek. Besohet se autori ishte një ekstremist nga Tunizia, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.
Dy shtetas suedezë u qëlluan për vdekje dhe një person i tretë përfundoi i plagosur, në një sulm terrorist në Bruksel, që tronditi Evropën mbrëmjen e djeshme. Sulmi ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit Belgjikë-Suedi, e cila u ndalua në gjysmë të lojës. 35000 tifoza u mbajtën brenda në stadium si masë sigurie.
Ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden, njoftoi se autori i sulmit terrorist ishte identifikuar dhe kishte vdekur, teksa vlerësoi punën e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës .