Sulmi në bazën amerikane në Katar/ Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Qytetarët tanë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase.

Ajo u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve numra kontakti të ambasadave tona në ato vende.

Numrat e kontaktit sipas shteteve:

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: [email protected]

Tel: +965 2524 0627

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881

Kjo masë vjen pas sulmeve të Iranit, i cili sulmoi bazën ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtetin e Katarit.

Bëhet fjalë për bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s.

Sakaq, sulmi i Itranit duket se është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit – Fordow, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor.