Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, disa të vdekur! Mes viktimave nxënës dhe mësues

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Gracit.

Nxënës dhe mësues besohet të jenë midis viktimave pas të shtënave me armë zjarri në shkollën e mesme Dreierschützengasse.

Sipas tabloidit Kronen Zeitung, tetë persona janë vrarë në sulm, por numri i viktimave nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët.

Një zëdhënës i policisë i tha transmetuesit publik ORF se personi i dyshuar i armatosur besohet se ka vrarë veten.

Operacioni policor është ende në vazhdim, ndërsa ata po evakuojnë ndërtesën e shkollës. Po ashtu ka një prani të madhe policore në terren, përfshirë njësi speciale.