Studentët e mjekësisë paralajmërojnë përshkallëzim të protestave: Nuk do ndalemi derisa të arrijmë qëllimet tona!

Studentët e mjekësisë,  të cilët prej disa ditësh që në nisje të vitit akademik kanë bojkotuar mësimin, sot kanë protestuar sërish para godinës së fakultetit.

Ata kundërshtojnë ligjin e miratuar nga qeveria, që i detyron  të qëndrojnë në vendin tonë për të punuar për 5 vite, pas përfundimit të studimeve, ose ndryshe duhet të paguajnë tarifën e plotë.

Në ditën e 4 të nisjes së universitetit, ata shprehen se ende nuk u është kërkuar të firmosin kontatën, e po ashtu nuk u është thënë se sa do jetë tarifa që duhet të paguajnë nëse nuk pranojnë të firmosin.

Studentët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre, dhe se do të dalin çdo ditë për të kundërshtuar këtë vendim.

Ata kanë paralajmëruar se bojkoti i tyre do të vijojë dhe se do të bllokojnë godinën e kuqe.

“Ne do bokotjmë auditoret deri në një përgjigje ndaj kërkesavë tona. Nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimeve tona” –thanë njëzëri studentët teksa patën edhe mbështjetjen e disa prej pedagogëve.

“A është turp të na detyrojnë të rrimë të punojmë kur ne vetë duam, por ne duam të na ftojnë? A është turp të na i shpërndajnë bluzat e bardha si misri i pulave? Studentët e mjekësisë nuk kanë turp, studentët e mjekësisë janë krenarë sepse po luftojnë për të drejtat e tyre, po luftojnë për diçka legjitime dhe kur do ndalemi ne? Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit tonë. Ligji do të rrëzohet, kushtet do të përmirësohen dhe pastaj do të ketë qejf secili nga ne që të punojë, jo 5 vjet në Shqipëri, por të punojë gjithë jetën,” – u shpreh një student i mjekësisë.