Bojkoti i auditorëve nga studentët e Mjekësisë duket se nuk e ka shqetësuar aspak ministren e Arsimit Ogerta Manastirliun, e cila ka vijuar me programin e saj.
Teksa studentët janë duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë takim me ministren, kjo e fundit ndodhet në gjimnazin “Partizani” në ceremoninë e përurimit të këtij institucioni arsimor.
Për shumë minuta Manastirliu i ka mbajtur gjimnazistët në diell dhe ka filluar të flasë për arritjet e ministrisë që drejton dhe për atë që ministria ka në plan, teksa më pas fjalën e ka marrë edhe kryebashkaiku Erion Veliaj, ndëkrohë që në vend të mësimit, nxënësit e gjimnazit po marrin leksione propagande.
Kjo ëhstë java e dytë e bojkotit të studentëve të Mjekësisë, teksa e vetmja përgjigje që kanë marrë ka ardhur nga zv.ministrja e Arsimit Albana Tole, e cila është shprehur se ata që nuk duan të firmosin kontratën, le të largohen nga studimet.