Statistikat e aksidenteve rrugore për këtë vit/ Rritet me 114% numri i këmbësorëve që humbin jetën, faji u ngelet viktimave

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar statistikat e aksidenteve për këtë vit , duke nisur që nga janari.

Sipas të dhënave, në vend ka ulje të aksidenteve rrugore por shihet se sipas vendimeve dhe hetimeve të policisë ka një rritje të numrit të vdekjeve, ku fajin për aksidentin e ka këmbësori. Megjithatë sipas statistikave të publikuara, ka një ulje të aksidenteve të shkaktuara nga këmbësori kur ky i fundit nuk ka ndërruar jetë.

Kështu sipas tabelës së analizës mbi sigurinë rrugore ka 114% më shumë viktima për shkak të sjelljes së tyre.

 “Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për shqetësim!

Sjellja e këmbësorëve tregon për statistika me një rritje prej 114% të humbjes së jetës për periudhën Janar – Shtator 2023, të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit, krahasuar me vitin 2022!

Edukimi është forma e parë dhe më rezultativja për ndikim në uljen e aksidenteve rrugore dhe pasojave”, shkruhet në postimin e drejtorisë së Transportit Rrugor.

 Kjo tregon se janë rritur rastet kur faji për aksidentet i është lënë këmbësorit.