Spanja, Portugalia dhe jugu i Francës pa energji elektrike, kaos në rrugë dhe aeroporte

Operatori spanjoll i rrjetit energjetik Red Electrica tha se po punonte me kompanitë e energjisë për të rivendosur energjinë pasi pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë u goditën nga një ndërprerje e energjisë të hënën.

E-Redes, një kompani spanjolle e monitorimit të rrjetit elektrik, tha në një deklaratë se po punonte për rivendosjen e lidhjes në faza.

“Ky është një problem më i gjerë evropian,” shtoi ai.

 Sipas medias spanjolle El Mundo edhe zona të jugut të Francës janë prekur nga shkëputja e energjisë elektrike, pasi sistemet elektrike të tyre janë të ndërlidhura me atë spanjoll.

Radiot spanjolle thanë se një pjesë e metrosë së Madridit po evakuohej. Kishte bllokime trafiku në qendër të qytetit të Madridit pasi semaforët pushuan së funksionuari, raportoi stacioni Radio Cader Ser.

Policia portugeze tha se semaforët u prekën në të gjithë vendin, metroja ishte e mbyllur në Lisbonë dhe Porto dhe trenat nuk funksiononin.

Zv/Presidentja Sara Aagesen ka udhëtuar drejt qendrës së kontrollit Red Electrica për të mësuar rreth situatës dhe për të monitoruar nga afër incidentin që ka zhytur në terr Spanjën.

“Do të merren të gjitha masat e nevojshme për t’u rikthyer në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo.