SPAK shtyn me një javë marrjen në pyetje të Berishës dhe Malltezit

SPAK ka pranuar kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje. Ish kryeministri dhe dhëndri i tij do të pyeten javën që vjen për çështjen e privatizimit të ish klubit Partizani.

Prokurorët kishin thirrur Malltezin ditën e sotme, ndërsa Berishën për ditën e nesërme.

Por kanë qenë avokatët e të dyve që kanë kërkuar shtyrjen e seancës së pyetjeve. Prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë pranuar kërkesën e avokatëve të Berishës dhe Malltezit.

Ish-kryeministri Sali berisha mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e “arrestit ne shtëpi” me kërkesë të prokurorisë se posdacme.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimet kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës për ndryshimin e “masës së sigurisë” dhe “përjashtimin e gjyqtares”, Irena Gjokës.