SPAK ka sekuestruar telefonin e nënkryetarit të Bashkisë së Pukës, Ndue Suma, pas dyshimeve për korrupsion në zgjedhje.
Burime për mediat bëjnë me dije se celulari është sekuestruar si pjesë e një hetimi në lidhje me dyshimet për korrupsion gjatë zgjedhjeve.
Ende nuk ka detaje në lidhje me operacionin e SPAK dhe nëse ka persona të tjerë të shoqëruar apo të pyetur nga Bashkia e Pukës.
Kujtojmë se SPAK ngriti një Task Forcë si pjesë të planit të saj të masave në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve elektorale për zgjedhjet parlamentare.
Task Forca përbëhej nga një strukturë qendrore dhe nga grupe hetimore të dedikuara në terren për të kryer veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.