SPAK propozon Joni Ketën në krye të BKH-së, vendimin e merr KLP në 2 dhjetor

Komisioni i Posaçëm i SPAK, o përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, pas një periudhe prej 4 muajsh verifikimesh dhe intervistimesh, ka propozuar Joni Ketën për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ky Komision e zhvilloi procesin nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtare për 7 kandidatë, mes të cilëve 4 efektivë policie, dy hetues të BKH-së dhe një prokuror.

Emri i zgjedhur nga SPAK do t’i kalojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me këtë të fundit që do të mblidhet në 2 Dhjetor për të zyrtarizuar emërimin e Joni Ketës për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për 5 vitet e ardhshme.

Në garë për kreun e BKH-së ishin: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.