SPAK merr nën hetim ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismailin

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person në hetim lidhur me tentativën e hakërimit të SPAK.

Ismaili u paraqit mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK, pro duke mos dhënë asnjë komunikim për gazetarët.

Për të njëjtën çështje, ai ishte thirrur në SPAK më datë 2 Tetor.

Burime për mediat bëjnë me dije se Ismaili është një nga personat që i janë dërguar dosjet e hakeruara nga SPAK.

Sipas mediave, rezulton që emri i ish funksionarit në listë me mëse 72 dëshmitarë u gjet në telefonat e dy të arrestuarve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, nën hetim për nxjerrje të akteve sekrete, ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe grup kriminal.

Por dëshmia  e Ismailaj konsiderohet sekret dhe siç tregojnë anëtarë të grupit të hetimit edhe ai ka firmosur procesverbal për mos shpërndarjen e të dhënave.