SPAK i komunikon Ilir Beqajt akuzën “shpërdorim detyre” për “Sterilizimin”, ish-ministri: Do dalë e vërteta në gjykatë

Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre” për koncesionin e sterilizimit.

Pas daljes nga SPAK, ai është ndalur të flasë për mediat, ku u shpreh se në gjykatë do të dalë e vërteta e këtij koncesioni, të cilin e mbrojti, duke thënë se kanë përfituar vetëm shqiptarët me uljen e qëndrimit të ditëve në spital dhe me uljen e  e ditëve të marrjes së antibiotikut.

“Përfundoi hetimi dhe u mora si i pandehur për shpërdorim detyre, në bashkëpunim. SPAK duhet ta kishte nisur vlerësimin e punës time me përmbushjen e ligjit dhe kushtetues, pasi garantimin e kujdesit shëndetësor nga veriu jug për qytetarët, e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me efiçencë fondet e shtetit, është detyrë . Por për një ministër Shëndetësie, është detyrë kryesore të shkurtosh harxhimet. SPAK në 50 muaj nuk ia doli që të hetojë dy çështje që ka Sterilizimi. Uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital, dhe uljen e ditëve të marrjes së antibiotikut në spital. Nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, konvertimi i këtyre kursimeve në para, do ta nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe për xhepat e qytetarëve. Kjo do të thotë që mos ta kesh kuptuar se çfarë ke hetuar.

SPAK nuk e mori fare mundimin që të hetonte këtë gjë. Kisha detyrim që ta vë në punë sterilizimin. Shqiptarët janë operuar në kushte të sigurta. Prokurorët nuk ishin në gjendje që të bënin dy vlerësime, vlera e parasë dhe si është materializuar ndarja publik-shqiptar. Ua dhamë me koncesion Sterilizimin që t’u shërbenim më mirë shqiptarëve. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar”, u shpreh ai.

Ilir Beqaj po hetohej fillimisht për 3 vepra penale, “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, tashmë do të përballet vetëm me një akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës.

Kjo do të thotë se Beqaj do t’ia hedhë me një dënim minimal, nëse Gjykata e Posaçme e shpall të fajshëm. Aktualisht Beqaj është nën masë sigurie “detyrim paraqitje”, si dhe i ka bllokuar pasaportën.

Ndërkohë, të pandehur janë marrë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu.

Ilir Rrapaj është biznesmeni që përfitoi koncesionin e sterilizimit me vlerë rreth 100 milionë dollarë dhe akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. Ndërsa ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj, që është në burg së bashku me Rrapajn, akuzohet për veprat ‘Falsifikim i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.

Tashmë dosja do të shkojë në seancën paraprake në Gjylkatën e Psoaçme, e cila do të vendosë nëse do ta marrë në gjykim ose jo.

Kujtojmë se SPAK dhe BKH kanë filluar një hetim të ri për Ilir Beqajn, për lidhjen e tij me kontratat për kompanitë farmaceutike në kohën që ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë. Më datë 28 dhjetor të 2023-it u kryen kontrolle në kompaninë ‘Delta Pharma’, shtëpitë e aksionerëve të kësaj kompanie dhe në disa farmaci në kryeqytet, ku u sekuestruan dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit.

Hetimi i SPAK

Një kakofoni shifrash dhe vlerësimesh janë mbështetur në një sërë kriteresh, ku në fund Ilir Beqaj, ka firmosur të shpallë fituese Bashkimin e Operatorëve Ekonomikë, “Servizi Italia”, që përfaqësohej nga miku i tij, Ilirjan Rrapaj.

Në total kompania fituese e konçesionit 100 milion euro ka marrë 73.98 pikë, ndërsa kompania humbëse 42.83 pikë. Megjithëse grupi i kompanive që përfaqësoheshin nga “Action Landeri” u ankua pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke renditur një sërë shkeljesh në përllogaritjen e pikëve, KPP vendosi të pranojë ankesën duke kthyer mbrapsht në Ministrinë e Beqajt praktikën e miratimit të koncesionit.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi, ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë, ku nga 73.98 në 91.03 pikë, rreth 22 pikë më tepër. Pas këtij vlerësimi të dytë,

Beqaj ka firmosur dhe kontratën me kompaninë në fjalë, duke i hapur rrugën implementimit të konçesionit 10 vjeçar për sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë.

Masat e SPAK për 8 të pandehurit e tjerë:

Caktimin ndaj personit nën hetim K.R. të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim I.Rr, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim M.S. të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim S.K. të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim A.Gj. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim P.M. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim G.B. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim N.A. të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.