SPAK dhe BKH zbarkojnë në Elbasan para zgjedhjeve, Ols Dado kryeson grupin e monitorimit

Një grup pune i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Elbasan me drejtuesit e Policisë dhe prokurorisë së këtij qarku.

Takimi është bërë për monitorimin e procesit zgjedhor në Elbasan, një qark shumë problematik, teksa ka patur disa denoncime për abuzim me administratën, kërcënime dhe tentativa për blerje votash.

Grupi i monitorimit kryesohet nga prokurori Ols Dado, ndërkohë që hetuesit po përdorin edhe pajisje me teknologji të avancuar për të hetuar çdo shkelje në kohë reale.

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, situata në vend duket e qetë, pavarësisht disa denoncimeve nga disa prej palëve politike.