Sot në Kuvend votohet për imunitetin e Berishës, jashtë godinës protestë nga opozita

Ditën e sotme parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pas miratimit që mori në Këshillin e Mandatave ditën e hënë. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar protestë, e cila sipas demokratëve është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.

Protesta pritet të nisë në orën 09:30. Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit.

Ditën e djeshme Berishari u bëri thirrje qytetarëve të protestojnê edhe përpara SPAK, pasi sipas tij ky institucion po fsheh lidhjen e Ramës dhe Veliajt me aferën me inceneratorin e Tiranës.