SONDAZHI KOMBËTAR/ “Mundësia” konfirmohet forcë e tretë, si janë përgjigjur qytetarët në matjen e dytë

Notosondaggi ka publikuar rezultatet e sondazhit të dytë kombëtar, ku qytetarët janë pyetur se cilën parti do të votonin në zgjedhjet parlamentare.

Partia Mundësia është konfirmuar sërish forcë e tretë, pas dy partive të mëdha, me 6.5% të qytetarëve që do t’i besonin votën e tyre.

45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%), me partinë në pushtet që ka pësuar një rënie të lehtë prej 0.5% krahasuar me sondazhin e 14 prillit.

36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). 

Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet do të votohej nga 5.5%, 2% PSD-ja dhe po 2% Lëvizja Bashkë.