7 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite kanë kërkuar pezullimin e disa prej deputetëve demokratë nga seanca e radhës plenare, pasi sipas tyre kanë penguar zhvillimin e punimeve të Kuvendit.
Bledi Çuçi, Toni Gogu, Eduard Shalsi, Arben Pëllumbi, Laert Duraj, Saimir Hasalla dhe Etjen Xhafaj, kanë firmosur dokumentin ku i kërkohet kryeparlamentares Lindita Nikolla mbledhjen e Sekretariatit për Etikën dhe marrjen e masës disiplinore për deputetët:
Elda Hotin, Albana Vokshin, Bledion Nallbatin dhe Zheni Gjergjin, pasi bllokuan vendin në sallën e seancës plenare ku ulet kryetarja e Kuvendit, si dhe për: Lefter Gështenjën, Asllan Dogjanin, Luan Baçin dhe Gazment Bardhin sepse penguan korridorin hyrës të kryetares së Kuvendit në sallën e seancës plenare.
Tashmë pritet vendimi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila do të vendosë ose jo mbledhjen e Sekretariatit të Etikës.