Snajper, armë e municione/ Zbulohet një bazë armatimesh në Vlorë, dyshohet se janë përdorur për 2 ngjarje kriminale

Një bazë armatimesh është zbuluar ditën e sotme në Vlorë ndërsa një person ka rënë në pranga gjatë këtij operacioni.

Bëhet fjalë për një sasi të madhe armatimi që është sekuestruar, të tilla si: snajper, pistoleta, mina me celular, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë, fishekë, targa të vjedhura. Këto armatime i përkisnin një grupi kriminal.

Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur shtetasin Luciano Deraj, i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale.

Ka dyshime se armatimet mund të jenë përdorur për 2 ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në qytetin e Vlorës.

Kujtojmë se pak javë më parë në qytetin e Vlorës, policia gjeti të fshehur në një dyqan të kamufluar si dyqan, armë të ndryshme.