SKANDAL/ Votat e hapura mbi tavolinë, Policia jep urdhër të dalin jashtë gjithë vëzhguesit

Teksa vijon ende procesi i numërimit në Tiranë, një skandal ka ndodhur në KZAZ nr.40 në shkollën Sami Frashëri.

Në këtë KZAZ, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Ndërkohë u kanë kërkuar vëzhguesve të Partisë Mundësia që të largohen.

Brenda qendrës së votimit kanë hyrë forca e policisë për nxjerrjen e tyre jashtë. Ndërkohë ka ndërhyrë kryetari i “Mundësia”, i cili u shpreh se “duhet të na nxirrni jashtë”.

“Duhet të tërhiqni zvarrë sepse po vidhen votat. Jemi këtu vëzhgues, kemi një të drejtë të jemi vëzhgues, nuk kërkojmë qiqra në hell”, tha Shehaj.

Vlen të përmendet se policia refuzon të tregojë urdhrin që kërkon largimin e vëzhguesve ndërsa nuk ua dha as mediave.