Skandal në Itali/ Bashkëshorti i kryeministres pranon në emision se e ka tradhtuar, Giorgia Meloni njofton ndarjen

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dhënë fund marrëdhënies së saj 10-vjeçare me partnerin, Andrea Giambruno. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meloni përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në postimin e saj në “Instagram”, Meloni falenderon ish-partnerin për vitet që kaluan së bashku, për vështirësitë që kaluan së bashku dhe për gjënë më të rëndësishme në jetën e saj, vajza e tyre Ginevra.

Njoftimi për ndarjen e tyre erdhi pasi bashkëshorti i kryeministres italiane pranoi në një emision se e ka tradhtuar me një nga prezantueset në Mediaset. Madje ai fton një vajzë tjetër të bëhet pjesë e “grupit” të tyre, duke i kërkuar t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit– Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza– Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit– Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…

Njoftimi i kryeministres Meloni:

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.

PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”, shkruan Meloni bashkëngjitur me foton ku shfaqet ajo së bashku me ish-partnerin dhe vajzën e tyre.