Vijojnë lavdet e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ndaj kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës.
Në një deklaratë për media pas mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar të PS-së në Shkodër, ai deklaroi se opozita kërkon largimin e Edi Ramës nëpërmjet qeverisë teknike për shkak se ata nuk fitojnë dot përballë kryeministri.
Sipas tij, nuk ka asnjë shans që Shqipëria të ketë qeveri teknike përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ndërsa shtoi se PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
A do ketë një reflektim nga mazhoranca për kërkesat e opozitës dhe pretendimet e tyre përtej betejës politike?
Ajo që në thamë edhe në takimin në Shkodër, mesazhi i vetëm që vjen nga PD është kërkesa e tyre për një qeveri teknike, pra kërkesa e tyre që të iki Edi Rama sepse me Edi Ramën ata nuk fitojnë dot dhe kjo nuk është më problemi i PS duhet që të jetë problemi i tyre që nuk arrijnë të gjejnë dot asnjë mundësi për t’u përballur me Edi Ramën dhe PS dhe në këto kushte ne kemi vetëm një përgjigje, forcimin e PS dhe organizimin e saj në gjithë territorin dhe kërkesën që jo vetëm të fitojmë 2025 por ta fitojmë bindshëm dhe natyrisht të tregojmë forcën që kemi në terrenin elektoral edhe përgjigjen që do ta japin qytetarët për mënyrën se si kemi transformuar Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.
Pra e rrëzoni kërkesën për qeverinë teknike?
Nuk ka asnjë shans që të hapet ky diskutim.