“Siguria publike në nivelet më të ulëta historike”, nënkryetari i PD: Bilanc javor që nuk krahasohet as me ’97

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me numrin e lartë të vrasjeve të shënuar vetëm gjatë javës së fundit në vend.

Ai shkruan se për sa kohë bandat do përcaktojnë ministrat në qeveri, ajo që mund të bëhet është vetëm numërimi i viktimave nëpër trotuare.

Nënkryetari thekson se siguria publike është në nivelet më të ulta historike dhe se ky bilanc javor nuk krahasohet as me ’97.

Statusi i Gjekmarkajt

Në një javë Shqipëria çdo ditë numëron të vrarët! Në Pogradec organet shtetërore u bënë palë me kriminelet kur u ekzekutua Egli Proga! Në Velipojë po ashtu nuk u parandaluan dy vrasje nga mos ndërhyrja në kohë!

Policia gjindet aty për të numëruar kufomat! Në Tiranë një mësues amerikan vret gruan dhe pastaj veten!

Po brënda asaj dite një punonjës policie i bën atentat një qytetari për motive të dobta por falë zotit shpëton! Në Mirditë, vritet brenda banesës së tij një tjetër shtetas.

Pra, 7 të vdekur në një javë nga vrasjet!

Siguria publike është në nivelet më të ulta historike! Ministri i ri i brëndshem nuk ekziston, nuk merr përgjegjësi jo e jo, por as nuk flet, as nuk del, as e sheh njeri në krye të punëve!

Ky bilanc javor  nuk krahasohet as me vitin 1997!

Ftojmë turistet të vijnë, po për çfarë që të shohin “pistolieret” tanë sesi vrasin qytetarët teksa  policia, qeveria e shteti në rastin më të mirë kur nuk janë palë, bëhen spektatorë në kinemanë horror! Nuk janë vetëm çmimet e larta e abuzive që i tremben njerzit kësaj vere por edhe krismat, atentatet, postpolloqet si në Kabul pa efikasitet ku polici si zaptie ja fut me shpullë qytetarit rasti Qato, trafiku i denatyruar nga mungesa e rrugëve e zjarret e ndezur me qëllim ndërtimi rrëze deteve!

Përsa kohë bandat ndikojnë në zgjedhje ministrash, për aq kohë do të numerojmë të vdekur në trotuare! Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila nuk rri në pushtet me fuqinë e krimit por që perdor fuqinë e votës dhe të popullit për të shtypur krimin dhe kriminelët!