Si ndahen votat preferenciale në Vorë dhe Njësinë Nr.10, kush janë më të preferuarit e demokratëve dhe socialistëve

Në Vorë dhe Njësinë nr.10 ku qytetarët votuan në mënyrë elektronike, PS u shpall fituese, e ndjekur nga Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështorë.

Ndërkohë janë publikuar edhe rezultatet sa i takon kandidatëve më të votuar. Sa i takon PS, më i votuari në njësinë numër 10 është Fatmir Xhafaj me 1722 vota. Pas tij vjen Erion Braçe me 624 vota e në vend të tretë Ervin Hoxha me 376 vota. Më pak i votuari është Halil Koloshi me 3 vota të marra deri më tani.

Nga demokratët më i votuari në njësinë numër 10 është Ilir Alimehmeti me 848 vota. Në vend të dytë vjen Jorida Tabaku me 590 vota, ndërsa në vend të tretë vjen Ilir Meta me 246 vota.

Në Bashkinë Vorë më i votuari nga PS është Blendi Gonxhja me 4759 vota, që pasohet nga Ornaldo Rakipi me 432 vota.

Sa i takon PD-ASHM, kandidati më i votuar është Myslim Murrizi me 694 vota, që pasohet nga Asllan Dogjani me 629 vota dhe Loranca Hoxha me 619 vota.