Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama ka bërë parashikimin se sa mandate do të fitojnë në 11 Maj.
Njësoj si 4 vite më parë, nga Kuçi i Vlorës, kreu i qeverisë ka vendosur bastin se sa mandate do të fitojë PS.
Ndryshe nga 2021, Rama e konsideron të sigurt marrjen e 4 madateve plus, duke e çuar numrin në 78 mandate. Sipas parashikimit të tij, PS merr një mandat më tepër në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier në krahasim me 4 vite më parë.
Por teksa parashikon që të marrin 78 mandate të sigurta, Rama nuk e ka lënë me kaq pasi sipas tij ka një shans 50 % që në këto zgjedhje të fitojnë 88 mandate, të cilat ai i parashikon në këtë mënyrë: 1 mandat më shumë në Kukës, Vlorë, Durrës dhe Lezhë dhe nga 2 deputetë plus në Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier.
Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 11 Maj ndërsa për herë të parë voton edhe Diaspora.
