Shumë zhurmë për asgjë! Sekretariati Etikës përjashton sërish me 10 ditë 3 deputetë të opozitës

Pavarësisht rregullores së ndryshuar të Kuvendit dhe paralajmërimeve se deoutetët do të përjashtohen deri në 60 ditë nëse hedhin tymuese, vendimet e Sekretariatit të Etikës kanë qenë të njëjta.

Ky Sekretariat ka përjashtuar për 10 ditë 3 deputetë të opozitës: Saimir Korreshin, Kastriot Pirolin dhe Edmond Spahon, për shkak të kaosit të krijuar në seancën e fundit plenare në Kuvend, seancë e cila zgjati vetëm 8 minuta dhe u miratuan disa ligje.

Masa ndëshkimore për këta deputetë u kërkua nga mazhoranca, teksa opozita ka deklaruar se aksioni i saj do të vijojë, pavarësisht dënimit që mund të marrin deputetët.