Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për kërkesën e Fredi Belerit, i cili kishte ankimuar vendimin për refuzimin e lejes së betimit.
Shkak për shtyrjen është bërë përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili nuk kishte prokurë, ndërkohë që seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës do të mbahet të mërkurën e 24 Janarit.
Fredi Beleri u arrestua në 12 Maj të vitit 2023, vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve lokale. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion zgjedhor, pasi hetimet kanë treguar se ka dhënë shuma monetare për të blerë vota.
Beleri arriti të fitojë zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, por pavarësisht kërkesave për t’u betuar, nuk e ka marrë asnjëherë lejen e posaçme nga gjykatat.