Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyn për në 24 qershor procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i Artë”.
Mediat shkruajnë se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e disa prej avokatëve dhe mbetja pa mbrojtje e klientëve të tyre.
Pas përfundimit të pyetjeve të prokurorëve të SPAK ndaj të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, sot pritej që t’i përgjigjej pyetjeve të avokatëve.