Është shtyrë seanca gjyqësore e dosjes së Sterilizimit ku mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Shkak për shtyrjen e seancës më datë 28 Maj është bërë largimi i një prej avokatëve për arsye familjare.
Në seancën e sotme disa prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes. Lidhur me këto kërkesa gjykata do të vendos në seancën e ardhshme.
Ish-ministri Ilir Beqaj, ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e Sterilizimit përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Kurse gjashtë të tjerët për akuzat falsifikim dhe shpërdorim detyre, konkretisht: Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.
Në burg për aferën 100 milionë euro janë Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj. Ndërsa Beqaj ndodhet në masën “detyrim paraqitje” për këtë çështje, por ai ndodhet në burg për abuzimet me fondet e BE në kohën kur drejtonte “SASPAC” .