Shqiptari vret gruan me çekiç, prej një jave mbante trupin e pajetë në banesë

Një krim në një familje shqiptare ka ndodhur në Athinë ku burri ka vrarë me çekiç gruan e tij. Vrasja ka ndodhur në rrugën Lakonias 19, në Ampelokipi para një jave ndërsa trupin e pajetë, 39 vjeçari shqiptar e kishte fshehur në papafingon e banesës së tyre.

Një javë pas krimit makabër, shqiptari i paidentifikuar ende ka telefonuar policinë duke treguar se ka vrarë gruan e tij.

“E kam vrarë me çekiç, e kam në papafingo në shtëpinë në Ampelokipi,”-tha ai në telefonatën e bërë. 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, ndërsa shqiptari pritet të merret në pyetje nga policia.