Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në Polikarpoi, Pela Greqi.
Mediat fqinje shkruajnë se një 21-vjeçar me origjinë shqiptare idetiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Shqiptari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.