Shqiptari abuzoi prej 11 vitesh me vajzën e partneres, flet e reja: Nëna ime s’dinte asgjë, ai bëhej xheloz kur dilja me shoqet

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një ngjarje të rëndë të bërë publike dje ku një shqiptar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij që në vitin 2013, kur ajo ishte vetëm 14-vjeçe.

36-vjeçari, u arrestua nga autoritetet greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e partneres së tij 50-vjeçare, edhe kjo e fundit e arrestuar.

Në të njëjtën kohë ai akuzohet se ka filmuar aktet e tij të neveritshme dhe më pas e kërcënonte të miturën se do t’i publikonte.

Protothema.gr shkruan se ngjarja e rëndë u zbardh mesnatën e së martës, kur 36-vjeçari dyshohet se përdhunoi sërish vajzën, tashmë 25-vjeçare, e cila vendosi të “thyejë” heshtjen dhe të raportojë tek autoritetet atë që kishte kaluar në duart e njerkut të saj.

Vajza ka folur për median greke dhe deklaron se nëna e saj, e arrestuar gjithashtu, nuk ishte në dijeni të këtyre veprimeve.

“Nëna ime nuk kishte njohuri për të gjitha këto. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë dhe mamaja ime i hidhte kunja për të kuptuar pse ishte i tillë.

Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”,- ka thene ajo.