“Shqipëria mund të prodhojë armë për Ukrainën”, ja çfarë deklaroi Zelensky pas takimit me Ramën

Që prej mbrëmjes së djeshme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndodhet në vendit tonë, në kuadër të Samitit të Ukrainës.

Zelensky ka zbardhur në rrjete sociale, takimin me kryeministrin shqiptar duke treguar se cilat ishin temat që diskutuan me njëri tjetrin në zyrën e Ramës.

Fillimisht Zelensky ka falenderuar shtetin shqiptar për mbështetjen që i dha Ukrainës në luftën për liri dhe integritet territorial.

Më tej, presidenti ukrainas në rrjetin social X, shkruan se gjatë takimit me kryeministrin Rama kanë diskutuar për mundësinë e prodhimit të mundshëm të armëve të përbashkëta.

“Që në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan. Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.
I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelensky.